Nga thirrjet e humbura te porositë e ngecura dhe katalogët manualë, Creative Hub hap dyert e AI Lab ekskluzivisht për bizneset e sektorit të prodhimit, tekstilit, modës dhe mobilierisë, me 50% bashkëfinancim nga projekti GROW, i financuar nga SIDA dhe implementuar nga Swisscontact në Kosovë.
Në vitin 2026, të menaxhosh një kompani prodhuese me procese të vjetra manuale nuk është thjesht lodhje, është humbje direkte e parave dhe e klientëve.
Shumë kompani në Kosovë nuk e kanë problem kërkesën apo cilësinë e produktit, por faktin që koha e stafit digjet duke dërguar çmimore manualisht në WhatsApp, duke humbur telefonatat e blerësve me shumicë e pakicë, dhe duke menaxhuar porositë me fletore apo tabela Excel-i.
Në vend që të kërkosh pafundësisht staf të ri administrativ apo të paguash mijëra euro për agjenci, zgjidhja është praktike: Inteligjenca Artificiale (AI) sot i kryen këto procese në mënyrë të automatizuar brenda sekondave.
Për t’i mbështetur këta sektorë kyçë të ekonomisë, Creative Hub Kosovo vë në dispozicion 2 programe të veçanta intensive , ku 50% e kostos së trajnimit bashkëfinancohet nga projekti GROW , i financuar nga SIDA dhe i implementuar nga Swisscontact në Kosovë. PROGRAMI 1: “AI Business Ready”
Accelerator (Për Automatizimin e Operacioneve & Shitjeve) Ky program intensiv është i ndërtuar për t’i kaluar fabrikat dhe bizneset prodhuese nga puna manuale në operim të plotë dixhital: Java 1 – Faqja Digjitale e Produkteve: Ndërtimi i një uebsajti profesional të prezantimit të produkteve/modeleve me vegla AI, pa shkruar asnjë rresht kodi.
Java 2 – Shitjet & Katalogu Dixhital: Krijimi i katalogut të produkteve me linqe pagesash dhe menaxhim të porosive — klienti shikon koleksionin, porosit dhe paguan vetë. Java 3 – Agjenti Zanor me AI (Voice AI): Konfigurimi i një asistenti zanor me AI që u përgjigjet thirrjeve telefonike të klientëve 24/7 (marrje kërkesash për dimensione, çmime, orare apo porosi).
Java 4 – Integrimi Total: Sinkronizimi i krejt sistemit me njoftime automatike me Email dhe SMS për ekipin sa herë që hyn një porosi apo thirrje e re. Kthimi i menjëhershëm i investimit: Uebsajt funksional aktiv në Javën e 2-të. Agjent Zanor me AI që pret telefonata në Javën e 3-të. Minimumi 5 orë pune manuale administrative të kursyera çdo javë.
PROGRAMI 2: “AI-Driven Digital Marketing” (Për Promovim, Brand & Shitje Direkte) Një program i veçantë dhe i plotë për kompanite qe te shesin produktet e tyre përmes marketingut modern, pa pasur nevojë për agjenci të jashtme: Copywriting & Promovim Koleksionesh: Krijimi i teksteve dhe strategjive javore të postimeve me Claude, ChatGPT dhe Gemini.
Dizajn & Katalogë Vizualë: Krijim i materialeve promovuese me Canva Magic Studio. Meta Ads (Facebook & Instagram): Menaxhim praktik i Ads Manager, targetimi i blerësve, fushata mesazhesh dhe konvertimi për shitje direkt nga kompania. Landing Pages për Produkte: Ndërtim faqesh të shitjes (Landing Pages) pa kodim me Lovable.
Raportim me AI: Analizë e menjëhershme e performancës së reklamave, kostos për porosi (CPA) dhe kthimit nga investimi (ROAS).
Modeli i Bashkëfinancimit 50/50 (Për Secilin Program) Meqenëse programet janë të pavarura nga njëra-tjetra, mbështetja financiare aplikohet për secilin trajnim individualisht: Kostoja reale për pjesëmarrës: €600 (me TVSH) Bashkëfinancimi nga Projekti GROW (50%): €300 Investimi yt neto për program: €300 Gjatë trajnimeve në AI Lab punohet praktikisht me platformat kryesore botërore si Cursor, Claude, OpenAI, Vapi dhe Lovable , ku kompanitë mësojnë si t’i shfrytëzojnë si versionet pa pagesë ashtu edhe ato profesionale sipas buxhetit të tyre.
Pse në Creative Hub? Që nga viti 2019, Creative Hub ka trajnuar mbi 5,000+ profesionistë e studentë . Me kurrikula të akredituara nga Departamenti i Arsimit në SHBA dhe udhëheqësi të renditur në listën prestigjioze Forbes 30 Under 30 , qendra është i vetmi institucion në vend që sjell standarde ndërkombëtare të implementuara drejtpërdrejt në tregun vendor.
Siguro vendin për biznesin tënd Ky edicion me bashkëfinancim prej 50% është i hapur vetëm për ndërmarrjet e sektorit të prodhimit, tekstilit, modës dhe mobilierisë . Numri i vendeve në laborator është i kufizuar për të garantuar punë praktike 1-më-1 me produktet e kompanisë suaj.
Lokacioni: AI Lab, Creative Hub Kosovo (Ndërtesa e F&A, Rruga Behar Begolli, Lamella A Inxhiniering, Prishtinë) Telefon:: +383 49 334 437 / +383 49 334 438 Për AI Business Ready, apliko këtu: creativehubkos.com/ai-business-ready-accelerator/ Për AI-Driven Marketing, apliko këtu: creativehubkos.com/ai-driven-marketing-accelerator
