“Duhet të hash më shumë”, Heidi Klum pozon topless dhe flet për

0%

Heidi Klum ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, teksa publikoi fotografi provokuese nga oborri i shtëpisë së saj. Supermodelja 53-vjeçare pozoi topless, duke mbuluar pjesën e sipërme të trupit, ndërsa kishte veshur të brendshme me dantella.

Klum, e cila nuk ka ngurruar ndër vite të shfaqet me poza të guximshme, duket se po shijon ditët e verës pas një pushimi në St Barts me bashkëshortin e saj, Tom Kaulitz. Së fundmi, ajo kishte ndarë edhe pamje nga pushimet, ku shfaqej me bikini bardh e zi, shkruan DailyMail. Por përtej fotografive, modelja ka folur hapur edhe për mënyrën se si trupi i saj ka ndryshuar me kalimin e viteve.

Ajo tregoi se bashkëshorti i saj e ka inkurajuar të mos shqetësohet për shtimin në peshë dhe të ndihet mirë me format e saj. “Duhet të hash më shumë; do të dukeshe më mirë nëse do të kishe më shumë mish në kocka”, kujtoi Klum fjalët e Kaulitz. Ajo pranoi se, kur sheh fotografitë e saj, edhe vetë mendon se bashkëshorti mund të ketë të drejtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klum tha gjithashtu se nuk është e interesuar të përdorë medikamente për dobësim si Ozempic, ndërsa theksoi se nuk vesh më të njëjtën masë xhinse që kishte në të kaluarën. Modelja, e cila u bë një nga figurat më të njohura të Victoria’s Secret dhe më vonë gjyqtare në “Project Runway”, ka folur vazhdimisht për presionin që industria e modës ushtron mbi trupin e grave.

Burimi: Telegrafi