Rrëzohet aeroplani pranë bazës ushtarake në Alaskë, humbin jetën tetë

0%

Tetë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani çarter pranë një stacioni të largët ushtarak të radarit në Alaskën perëndimore. Sipas Komandës së Ushtrisë Amerikane në Alaskë, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ndërsa në bord ndodheshin tetë persona.

Aeroplani i tipit Cessna 441, i operuar nga kompania Security Aviation me seli në Anchorage, u rrëzua në perëndim të aeroportit të bazës ajrore Cape Newenham, rreth orës sipas orës lokale. Një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit ka bërë të ditur se aeroplani ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Anchorage dhe po udhëtonte drejt Cape Newenham.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com