Erdogan: Turqia do të vazhdojë të ndihmojë njerëzit në nevojë,

0%

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare për njerëzit në nevojë në mbarë botën, me theks të veçantë te Gaza. Në një mesazh me rastin e Ditës Botërore Humanitare, Erdogan ka thënë se Turqia mbetet ndër vendet që ofrojnë më së shumti ndihmë humanitare në raport me të ardhurat kombëtare.

“Sot është Dita Botërore Humanitare. Duke marrë forcë nga historia jonë dhe vlerat e qytetërimit tonë të lashtë, ne vazhdojmë të jemi shembull për të gjithë në këtë çështje”, ka deklaruar ai.

Erdogan ka theksuar se më shumë se 300 milionë njerëz në botë nuk kanë qasje në nevojat bazë dhe përballen me kushte të rënda jetese, duke kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të marrë më shumë përgjegjësi. “Të ndihmosh të shtypurit, jetimët, të pambrojturit dhe ata në nevojë, si dhe të jesh pranë atyre që nuk kanë askënd, është një urdhër i fesë sonë”, ka shtuar presidenti turk.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka bërë të ditur se Turqia do të vazhdojë ta shtrijë ndihmën e saj kudo që ka njerëz në nevojë. “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë njerëzve në nevojë në shumë pjesë të botës, veçanërisht në Gaza, dhe të jemi burim shprese për të shtypurit dhe viktimat”, ka përfunduar Erdogan. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com