Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi rus me dronë në fshatin Lebyazhe, në distriktin Chuhuiv të rajonit të Kharkivit. Sipas guvernatorit të Kharkivit, Oleg Synegubov, gjashtë dronë të lëshuar nga forcat ruse goditën zonën gjatë natës mes së enjtes dhe së premtes.
Nga sulmi humbën jetën një 73-vjeçar dhe një grua 66-vjeçare, ndërsa një burrë 41-vjeçar dhe një grua 73-vjeçare mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore. Sulmi ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. “U regjistruan zjarre në pesë banesa private, tre prej të cilave u shkatërruan plotësisht”, ka deklaruar Synegubov.
Sipas tij, janë dëmtuar gjithashtu rreth 20 banesa private dhe disa ndërtesa ndihmëse. “Të gjitha shërbimet e emergjencës po punojnë me intensitet të plotë”, ka shtuar guvernatori. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
