Për të shtatën ditë radhazi, PDK-ja bllokon hyrjen e Qeverisë – i

0%

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon për të shtatën ditë radhazi aksionin e saj para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mos-thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Aksionit të PDK-së edhe sot i janë bashkuar deputetë të Aleancës, ndërsa në protestë po marrin pjesë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit.

Përmes këtij aksioni, PDK-ja dhe Aleanca po kërkojnë që të vazhdohet seanca konstituive dhe të bëhet konstituimi i Kuvendit, duke e konsideruar të domosdoshme kthimin e procesit në Kuvend. Protestat e PDK-së para Qeverisë kanë nisur ditë më parë, ndërsa partia ka deklaruar se do të vazhdojë aksionet deri në thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com