Murseli kritikon çmimet e kontraktuara për parkun në Fushë Kosovë

0%

Asamblisti i PDK-së në Fushë-Kosovë, Valon Murseli, ka shprehur shqetësime lidhur me çmimet e disa pozicioneve të përfshira në kontratën për realizimin e një parku në këtë komunë. Murseli ka thënë se që nga seanca e parë e Kuvendit Komunal ka kërkuar që kjo hapësirë t’u kthehet qytetarëve, ndërsa ka vlerësuar investimin për krijimin e parkut.

“Që nga seanca e parë kam kërkuar që kjo hapësirë të lirohet dhe t’u kthehet qytetarëve. Sot kjo hapësirë po kthehet në një park për qytetarët, investim të cilin e vlerësoj”, ka shkruar Murseli. Megjithatë, ai ka ngritur pikëpyetje për çmimet e disa prej artikujve të kontraktuar nga Komuna.

“Ajo që më shqetëson dhe për të cilën duhet të kemi kujdes janë çmimet e kontraktuara nga Komuna në disa prej pozicioneve”, ka deklaruar ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rrezikohet transporti i udhëtarëve në Fushë Kosovë, Murseli: Pasojat nuk duhet t’i bartin qytetarët Sipas Murselit, ndër pozicionet që ai i ka veçuar janë ulëset urbane me çmim prej 2,000 euro për copë, shtyllat e ndriçimit me 350 euro për copë, karriget ose ulëset urbane me 400 euro për copë dhe shportat për mbeturina me 200 euro për copë.

“Këto janë vetëm disa pozicione nga kontrata”, ka shkruar asamblisti i PDK-së. Murseli ka paralajmëruar se proceset e lidhura me këtë investim do të monitorohen dhe se do të kërkohet transparencë për shpenzimin e mjeteve publike. “Do t’i monitorojmë të gjitha proceset, për të kërkuar transparencë dhe llogaridhënie për çdo cent të taksave të qytetarëve”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka theksuar se krijimi i parkut është në interes të qytetarëve, por ka kërkuar që shpenzimet publike të jenë të arsyetuara. “Parku është për qytetarët, por çdo euro e shpenzuar duhet të jetë e arsyetuar, transparente dhe në interes të qytetarëve”, ka shkruar Murseli. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi