Hajduku zhgënjen, Pajaziti përjashtohet me karton të kuq

0%

Hajduku i Splitit ka barazuar në ndeshjen e parë të fazës së play-off-it për Conference League në futboll. Skuadra me renome kroate ka barazuar (2:2) në “Polud” me polakët e Rakow-it, edhe pse kaloi dy herë në epërsi dhe e humbi fitoren në sekondat e fundit.

Golashënues për skuadrën nga Spliti ishin Michele Shego (21’) dhe Dalisson (47’), ndërsa miqtë barazuan fillimisht me Mahir Emrelin (27’) dhe më pas, në minutën e pestë të shtesës, me Aboubacar Diaby-Fadiga (90+5’). Hajduku nga minuta e 55-të luajti me një lojtar më pak, pasi Adrion Pajaziti u përjashtua me karton të kuq. Futbollisti nga Kosova, Ron Raçi paraqit titullar për Hajdukun.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Poloni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot