Egnatia u ndal në barazimi 0-0 përballë Lillestrom, në ndeshjen e parë të vlefshme për “play-off” të Europa League. Pas përfundimit të ndeshjes në Rrogozhinë, foli dhe kapiteni Albano Aleksi. “Po normalisht minutat e para nuk i bëmë si duhet. Kërkojmë të luajmë më poshtë, pavarësisht se nuk ia arritëm në momentet e para.
Edhe kundërshtari nuk ishte i njëjtë Pas minutës së 20 e morëm situatën nën kontroll. Episodet brenda ndeshjes, kanë zgjidhje brenda jush? Patjetër që po. Kemi lojtarë me eksperiencë prapa në mbrojtje. Do ta zgjidhim pak më mirë. E rëndësishme është që ne tentuam, sidomos deri në fund, provuam shanset tona. Do shkojmë edhe atje për të luajtur futbollin tonë.
Përgjegjësia për ta qarkulluar më shpejt topin? Po kjo është e vërtetë. Në 10 minutat e para, tentuam disa herë, po nuk na funksionoi. Duke gjetur topin përmes Fernandos funksionoi. Sa herë kishim raste me Loukilin dhe Fernandon kishim superioreitet numerik. Shpresoj që të funksionojë më mirë që nga ndeshja tjetër.
Normalisht, ndeshja sot, ndoshta ekipi kundërshtar u mbyll në zonën qendrore, u munduam dhe nga krahët. Javën që lamë pas Albanese ishte lojtari kryesor i jonë. Ndoshta sot dhe unë duhet ta kisha shfrytëzuar. U përpoqëm të luanim sa më shpejt. Ekipi kundërshtar ishte shumë i përgatitur. Grupi është i plotë dhe s’kemi dëmtime. Harmonia dhe dashuria që kemi ndaj njëri tjetrit.
Vazhdojmë t’i përcjellim këtë ndjesi edhe të tjerëve” , tha Aleksi.
