Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes

0%

Tragjedia e rëndë në Durrës, ku humbën jetën tre persona, ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët e viktimave. Në Tiranë është kryer autopsia e trupit të 26-vjeçares italiane Sara Brugnatelli, e cila humbi jetën në aksidentin rrugor së bashku me partnerin e saj, 25-vjeçarin Kleo Vrioni, që drejtonte automjetin, si dhe një 15-vjeçar.

Aksidenti fatal në Durrës, ky është çifti që humbi jetën – ishin martuar vetëm para pak ditësh Familja e të resë në Itali po përballet me dhimbjen e madhe dhe pritjen për riatdhesimin e trupit të saj. Sipas familjarëve, kthimi i trupit të Sarës në Itali mund të bëhet gjatë javës së ardhshme, por ende nuk është përcaktuar një datë zyrtare.

Kushërira e 26-vjeçares ka treguar se babai i Sarës është “i shkatërruar” nga lajmi tragjik. Për këtë arsye, familjarët po përpiqen ta mbrojnë atë nga detajet e rënda të ngjarjes, për shkak të gjendjes së tij të brishtë shëndetësore dhe emocionale. “Ishte si një motër për mua. Një humbje jashtëzakonisht e madhe,” është shprehur mes lotësh kushërira e të ndjerës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Alkooli dhe shpejtësia në timon i morën në qafë – çifti i sapomartuar dhe 15-vjeçari, viktima të aksidentit në Durrës Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com