“Drejtësia të veprojë edhe kur telefoni bie nga lart”- Eksperti i IT,

0%

Eksperti i IT, Gent Progni deklaroi se ndryshimi i Shqipërisë nuk kërkon dekada, por vullnet politik, rregull dhe përgjegjësi institucionale. Në fjalën e tij në protestën e 82 qytetare ai tregoi edhe “formulën” sesi vendi ynë mund të ndryshojë brenda 365 ditësh.

Ai solli si shembull luftën kundër korrupsionit, duke propozuar që kontratat dhe tenderët publikë të jenë të kontrollueshëm dhe pagesat e mëdha të shtetit të gjurmueshme. “Na kanë thënë se duhen dekada për të rregulluar shtetin, na kanë thënë se kështu jemi ne, se shqiptarët nuk bëhen. Unë nuk e besoj këtë. Unë besoj se Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti.

Nuk po flas për mrekulli, por për 365 ditë punë, rregull dhe përgjegjësi. Shikoni çfarë ndodh kur një shtet vendos një problem në qendër dhe thotë: Ky problem do zgjidhet dhe pikë. Ne këtë mund ta bëjmë me korrupsionin. Imagjinoni vetëm vitin e parë. Muajin e parë, cdo kontratë hapet, cdo tender bnëhet i kontrollueshëm, cdo pagesë e madhe e shtetit bëhet e gjurmueshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dhëna të hapura për të gjithë. Muaji i tretë cdo institucion publikon cfarë ka premtuar, sa para ka marrë dhe cfarë ka realizuar. Muaji i gjashtë, cdo zyrtar që firmos duhet ta dijë se firma e tij nuk humbet në një sirtar. Ajo ka emër, datë dhe përgjegjësi. Brenda një viti mund të kemi një Shqipëri ku qytetari hap telefonin dhe kontrollon shtetin e vet.

Njerëzit për ta bërë ekzistojnë, paratë ekzistojnë, ajo që ka munguar është vullneti. Këtu është mashtrimi më i madh që na kanë bërë. Na kanë bindur se problemi është Shqipëria. Problemi nuk është Shqipëria, por mënyra si administrohet Shqipëria” , tha eksperti.

Sipas tij na duhet një sistem i fortë që të mos ketë rëndësi se kush është kryeministër dhe se drejtësia të veprojë edhe kur bie telefoni nga lart. “Nuk kemi nevojë për një njeri të fortë që të na shpëtojë, na duhet një sistemi i fortë që të mos ketë rëndësi kush është kryeministër.

Një sistem ku ligji funksionin edhe kur pushtetari nuk do, ku tenderi kontrollohet edhe kur ministri nuk do, kur informacioni publikohet edhe kur drejtori nuk do, kur drejtësia vepron edhe kur telefoni bie nga lart. Ky është shteti i fortë dhe jo shteti që tremb qytetarët. Kjo protestë nuk ka nevojë të prodhojë një udhëheqës të ri, por një standard të ri.

Që kushdo që vjen nesër që koha me vota më lini 4 vite mbaroi, koha pa llogaridhënie mbaroi. Shqipëria mund të bëhet brenda 24 orësh dhe pas 365 ditësh ndryshimi mund të jetë shumë i madh”, deklaroi Progni.

Burimi: Bota Sot