Beshiktashi një hap larg Ligës së Evropës, Rashica e Kastrati në fushë

0%

Beshiktashi ka shënuar fitore të thellë 3:0 ndaj Kauno Zhalgirisit të enjten mbrëma, në ndeshjen e parë të plejofit për kualifikim në Ligën e Evropës. Me këtë rezultat, skuadra turke ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të kualifikimit në fazën e ardhshme të garës.

Beshiktashi e kontrolloi ndeshjen dhe arriti të shënojë dy gola në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë realizoi edhe një herë për të vulosur fitoren bindëse 3:0. Milot Rashica u inkuadrua në lojë për Beshiktashin në minutën e 72-të, ndërsa Lirim Kastrati luajti gjatë gjithë pjesës së dytë për skuadrën lituaneze.

Ndeshja e kthimit do të përcaktojë skuadrën që do të avancojë në fazën tjetër të Ligës së Evropës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com