Tërmet i fortë godet Perunë jugore, magnituda 7.2 ballë

0%

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë goditi sot pjesën jugore të Perusë, njoftoi Instituti Gjeofizik Peruan. Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 35 kilometra në veri të qytetit Coracora, në departamentin Parinacochas, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në rreth 108 kilometra.

Ndërkohë, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportuan një magnitudë prej 6.7 ballësh. Deri më tani, nuk janë raportuar viktima apo informacione për dëme të shkaktuara nga tërmeti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com