Manchester United i ‘vë syrin’ anësorit, Barça përballet me një dilemë

0%

Manchester United ka shfaqur interes për mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Alejandro Balde, teksa klubi anglez kërkon të përforcojë këtë pozicion para mbylljes së merkatos.

Sipas Fabrizio Romanos, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë kontaktuar me Jorge Mendes, agjentin e Balde-së, për të mësuar kushtet e një transferimi të mundshëm dhe për të kuptuar nëse Barcelona do të ishte e gatshme të negocionte për lojtarin. Interesi i Manchester United vjen në një moment kur Barcelona ka rikthyer përfundimisht João Cancelo=n, i cili ka firmosur deri në vitin 2029.

Portugezi luajti në një pjesë të rëndësishme të sezonit të kaluar edhe në krahun e majtë, duke konkurruar drejtpërdrejt me Balde-në. Manchester United besohet se do të tentojë të afrojë një mbrojtës të majtë gjatë ditëve të fundit të merkatos. Klubi anglez kishte synuar edhe Lewis Hall të Newcastle, por ky transferim duket i vështirë pasi klubi i tij nuk dëshiron ta shesë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këtë situatë, Balde është shfaqur si një alternativë e mundshme. Megjithatë, sipas raportimeve, mbrojtësi spanjoll nuk po kërkon të largohet nga Barcelona. Ai do të konsideronte një transferim vetëm nëse klubi katalanas do t’i komunikonte se dëshiron ta shesë. Situata mund të ndryshonte vetëm në rast të një oferte shumë të lartë ekonomike.

Nga ana tjetër, Barcelona prej kohësh po shqyrton mundësinë e largimit të Balde-së gjatë kësaj vere. Trajneri Hansi Flick vazhdon të ketë pikëpyetje për paraqitjet e tij, çka ka ndikuar edhe në vendimin për ta bërë të përhershëm transferimin e Cancelos.

Kështu, topi tashmë është në fushën e Barcelonës: United e kërkon, Balde dëshiron të qëndrojë, ndërsa Barça duhet të vendosë nëse do ta mbajë apo do të shqyrtojë një ofertë të rëndësishme.

Burimi: Bota Sot