Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Benfica dhe Bayern Munih kanë arritur marrëveshje verbale për Joao Palhinha-n (31 vjeç). Benfica do të paguajë 14 milionë euro, plus deri në 5 milionë euro bonuse. Futbollisti portugez i ka dhënë dritën jeshile rikthimit te klubi ku ka kaluar akademinë e të rinjve. Edhe Aston Villa ishte përpjekur ta transferonte Palhinha-n, por marrëveshja dështoi.
Burimi:
Bota Sot
