Vijon ndërhyrja për shuarjen e zjarrit në fshatin Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan të Bashkisë Pukë, ku flakët janë përhapur në një terren të vështirë malor. Ministria e Mbrojtjes thotë se në operacion janë angazhuar forca të shumta nga strukturat zjarrfikëse, shërbimet pyjore, bashkia dhe Forcat e Armatosura.
Në terren ndodhen 5 automjete zjarrfikëse me 19 efektivë të MZSH Pukë dhe Fushë-Arrëz, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 punonjës bashkiakë dhe 30 vullnetarë. Operacioni mbështetet gjithashtu nga 40 efektivë të Forcave të Armatosura, një automjet zjarrfikës dhe tre helikopterë të FA-së, të cilët vijojnë ndërhyrjen nga ajri për izolimin e vatrave të zjarrit.
Ministria thote se për shkak të përhapjes së flakëve, ka nisur edhe evakuimi i banorëve më të ekspozuar, me përparësi për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Reagimi: Në fshatin Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për menaxhimin e vatrës së zjarrit, në një terren të vështirë malor.
Në operacion janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse me 19 efektivë të MZSH Pukë dhe Fushë-Arrëz, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë, të mbështetur nga 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 automjet zjarrfikës dhe 3 helikopterë të FA-së. Aktualisht vijon edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.
Për shkak të situatës, ka nisur evakuimi i banorëve më të ekspozuar, duke i dhënë përparësi fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore. Falë ndërhyrjes së strukturave në terren dhe nga ajri, rreziku më i madh për zonën e banuar ka kaluar, ndërsa operacioni vijon për vënien e plotë nën kontroll të situatës.
Procesi i evakuimit dhe operacioni po zhvillohen në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefekturën e Qarkut Shkodër, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Pukë, Policinë e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse. AKMC vijon koordinimin dhe monitorimin e situatës, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
