Manchester United ka nisur lëvizjet për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Alex Balde është shfaqur si një nga objektivat e klubit anglez në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Sipas gazetarit të njohur për transferimet, Fabrizio Romano, Manchester United ka kontaktuar kampin e Baldes gjatë ditëve të fundit për të marrë informacione rreth situatës së mbrojtësit të Barcelonës dhe mundësisë së një transferimi.
“Djajtë e Kuq” e konsiderojnë përforcimin e krahut të majtë si një prej prioriteteve të tyre për pjesën e mbetur të afatit kalimtar dhe kanë nisur të shqyrtojnë alternativa të ndryshme për këtë pozitë. Balde, në parim, është i kënaqur te Barcelona dhe dëshiron të vazhdojë aventurën në “Camp Nou”.
Megjithatë, situata mund të ndryshojë nëse drejtuesit e klubit katalanas i bëjnë të ditur se nuk llogarisin më në shërbimet e tij dhe se ai duhet të gjejë një klub të ri. 🚨🔴 Manchester United keep looking for new left back, next priority after Baleba deal.
There have been calls with Alejandro Balde’s camp over last days to understand if exit is possible and conditions. 🔵🔴 Balde, happy at Barcelona. 🎥 pic.twitter.com/0UBK0jOMSe — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 20, 2026 Mbrojtësi 22-vjeçar është një prej produkteve të akademisë së Barcelonës dhe gjatë sezonit të kaluar ishte një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës.
Balde zhvilloi 42 paraqitje në të gjitha garat, duke e nisur nga minuta e parë në 31 prej tyre. Megjithatë, sezoni i tij u ndikua edhe nga problemet fizike, pasi mungoi për rreth dy muaj për shkak të një dëmtimi në muskujt e pasmë të kofshës. Manchester United tani po monitoron nga afër situatën e tij.
Kontakti me kampin e lojtarit shihet si një hap fillestar për të kuptuar nëse ekziston mundësia që Balde të largohet nga Barcelona këtë verë./ Telegrafi
