Ironia e fatit: Drejtori ekzekutiv që pushoi 900 punonjës, tani humbi

0%

Vishal Garg, CEO dhe themeluesi i kompanisë fintech Better, është shkarkuar nga detyra dhe përkohësisht do të zëvendësohet nga menaxheri i fondeve të investimeve, Daniel Lewis. Garg u bë i njohur në vitin 2021, kur pushoi nga puna rreth 900 punonjës gjatë një video-thirrjeje në Zoom, vetëm pak ditë para Krishtlindjeve.

Në atë kohë, ai e kishte justifikuar vendimin me nevojën për të shmangur probleme financiare në kompani. Sipas raportimeve, bordi i Better ka votuar unanimisht për shkarkimin e Garg-ut, duke përmendur humbje neto prej më shumë se 1.5 miliardë dollarësh që nga viti 2022, si dhe një rënie prej mbi 90 për qind të vlerës së aksioneve, raporton Metro .

Pas vendimit, Garg ka deklaruar se ndihet i mashtruar nga bordi dhe i ka kërkuar rikthimin në detyrë. Ai ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë të punojë për kompaninë me një pagë prej vetëm 1 dollari në vit, deri në rikthimin e saj në profitabilitet. Ndërkohë, përplasja mes Garg-ut dhe kompanisë ka kaluar edhe në planin gjyqësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Better e ka akuzuar atë në një ankesë gjyqësore për shkelje të ligjeve federale të letrave me vlerë, duke pretenduar se ai ka tentuar të krijojë një grup aksionarësh për të rikthyer veten në pozitën e CEO-s.

Garg ishte bërë figurë e njohur në mediat ndërkombëtare pas mënyrës së pazakontë të njoftimit për largimin masiv të punonjësve në vitin 2021, vendim që shkaktoi reagime të shumta në atë kohë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com