Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

0%

Një aksident i rëndë ujor ka ndodhur pasditen e sotme mes Rrjollit dhe Shëngjinit, me pasojë vdekjen e një personi. Sipas raportimeve të Top Channel, nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër. I plagosuri është transportuar për trajtim mjekësor në spitalin e Lezhës.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me aksidentin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com