Mbi 100 persona dyshohet se kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere artizanale ari në fshatin Zamboye, në Republikën e Afrikës Qendrore, pranë kufirit me Kamerunin. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për personat që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë persona rezultojnë ende të zhdukur.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë minatorë të mbuluar me baltë duke nxjerrë trupat e viktimave nga zona e shembur, ndërsa të tjerë vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar, raporton Daily Star. Sipas autoriteteve, dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga shembja e disa tuneleve nëntokësore. Hetimet kanë nisur për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë për tragjedinë.
Minatorët besohet se ishin nga Republika e Afrikës Qendrore dhe Kameruni. Autoritetet kamerunase kanë konfirmuar se të paktën tre shtetas të tyre janë në mesin e viktimave. Një përfaqësues i këshillit rinor të Zamboyes, Bertrand Be Yangue, ka deklaruar se gjetja e personave të gjallë në këtë fazë do të ishte “një mrekulli”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!