“Ta marrim apo jo?” – dalin pamjet e drejtuesve të Man Cityt duke

0%

Pamjet nga prapaskenat e Manchester Cityt kanë zbuluar dyshimet që drejtuesit e klubit kishin për mentalitetin e Rayan Cherkit, përpara se të vendosnin ta transferonin francezin nga Lyoni. Cherki iu bashkua Cityt në qershorin e vitit të kaluar për rreth 39.7 milionë euro, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Megjithatë, pavarësisht talentit të tij, drejtuesit e klubit kishin pikëpyetje nëse ai ishte personi i duhur për projektin e tyre. Në dokumentarin e ri me katër pjesë të Amazon Prime Video, A Beautiful Obsession, drejtori i futbollit Hugo Viana shihet duke diskutuar për Cherkin me anëtarë të tjerë të klubit.

Gjatë analizës së lojtarit, një prej anëtarëve të stafit të rekrutimit shpjegon se të dhënat e tyre e vendosnin Cherkin shumë pranë profilit të Kevin De Bruynes. “Ai mund të jetë profili i Kevinit pas dy vitesh. Por mentaliteti është…”, tha Viana. Ai pranoi se informacionet që kishin mbledhur për francezin nuk ishin shumë pozitive. 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿🤯 YOU HAVE TO WATCH THIS!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

The moment of 𝗥𝗔𝗬𝗔𝗡 𝗖𝗛𝗘𝗥𝗞𝗜 (𝟮𝟮)’s recruitment by Manchester City. There were doubts about his mentality, but it later turned out that it was just a myth… pic.twitter.com/QIxuM3imID — Rising Stars XI (@RisingStarXI) August 19, 2026 “Informacionet për Cherkin nuk ishin aq pozitive. Po flas shumë sinqerisht”, vazhdoi ai.

Edhe drejtori ekzekutiv Ferran Soriano e pranoi se cilësitë e Cherkit nuk viheshin në dyshim, por kishte shqetësime rreth sjelljes së tij. “Të gjithë e dinin për aftësitë e tij, por ekzistonte ideja se ai ishte kaotik”, shtoi Soriano. Megjithatë, drejtuesit e Cityt nisën të bindeshin se disa prej shqetësimeve mund të ishin të ekzagjeruara.

Ata kontaktuan trajnerë që e kishin punuar me Cherkin dhe një raport negativ ishte dhënë kur ai ishte ende shumë i ri. Man City nis bisedimet për zëvendësuesin e Rodrit, Guardiola e quajti lojtar të jashtëzakonshëm Kryetari i klubit, Khaldoon Al-Mubarak, kërkoi që situata të zgjidhej sa më shpejt, duke paralajmëruar se City mund ta humbiste mundësinë.

“Duhet të mendojmë si ta zgjidhim këtë, sepse është e qartë se ai po nënvlerësohet”, u shpreh Al-Mubarak. Në fund, City zhvilloi bisedime me agjentin e Cherkit dhe, pavarësisht interesimit nga klube të tjera, francezi kishte një dëshirë të qartë, të fliste me Pep Guardiolën./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi