Varreza masive në Zubin Potok, Hoxha tregon se si u zbulua lokacioni

0%

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka zbuluar planin operacional nga i cili u zbulua varreza masive në Zubin Potok. Në një konferencë për media Hoxha tha se nga informacionet për një periudhë të gjatë nga terreni është arritur të lokalizohet lokacioni i dyshuar nga i cili janë vërejtur pjesë kockore të ekspozuara nga errozioni dhe zhvendosja e dheut.

Ai tha se me të pranuar informacionin është informuar antropologu nga IML i cili konstatoi se pjesët kockore janë me prejardhje njerëzore. “Informacionet e grumbulluara pas një periudhe të gjatë dhe njohuritë e hetuesve për secilin subjekt janë shfrytëzuar në mënyrë efektive me çka është arritur të lokalizohen edhe vendvarrezat e dyshuara.

Pas arritjes në lokacion pas vëzhgimit fillestar të sipërfaqes së terrenit në afërsi të një përroi ku si pasojë e errozionit ishte zhvendosur një pjesë e dheut janë vërejtur pjesë kockore dhe veshmbathje të ekspozuara pjesërisht në sipërfaqen e tokës. Lidhur me këtë gjetje është njoftuar antropologu mjeko-ligjor i cili ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas ekzaminimit preliminar ai ka konstatuar se pjesët kockore janë me prejardhje njerëzore dhe të njëjtat paraqesin interes forenzi k”, tha Hoxha.

Burimi: Bota Sot