Ndahet nga jeta laborantja Vezire Shabani Sejdiu

0%

Ka ndërruar jetë Vezire Shabani Sejdiu, laborante në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Ferizaj. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e saj.

Sipas IKSHPK-së, Shabani Sejdiu ishte pjesë e QRSHP-së në Ferizaj që nga viti 2009, duke kontribuar për 17 vjet në punën laboratorike dhe në ruajtjen e shëndetit publik. “Ajo do të kujtohet nga kolegët dhe institucioni për kolegialitetin, përkushtimin në punë dhe profesionalizmin e saj”, thuhet në njoftim.

IKSHPK dhe QRSHP Ferizaj kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën. “U prehtë në paqe”, përfundon njoftimi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com