E propozoi veten për president, sqarohet Spahiu

0%

Analisti Nexhmedin Spahiu, i cili e ka propozuar vetëm për president, e ka sqaruar deklaratën e tij. Në emisionin “Mesditë”, ai ka shpjeguar arsyet pse e ka propozuar veten për president të Kosovës. Sipas tij, nuk është asgjë jo serioze që dikush ta propozojë veten për president. “ Nuk është hera e parë që propozohet emri im për president.

Janë dhjetëra personalitete publike që kanë elaboruar me shkrime të gjata dhe fakte se pse duhet të isha president i Kosovës. Nuk është asgjë jo serioze që dikush ta propozojë veten ”, ka thënë Spahiu.

Burimi: Bota Sot