Atletico Madrid e nisi me fitore sezonin e ri në La Liga, duke mposhtur Malaga-n 2-0 në “Metropolitano”. Në minutat e fundit të takimit, një grup ultrasish lëshuan thirrje fyese ndaj Julian Alvarez, gjë që nuk u mbështet nga pjesa tjetër e tifozëve në stadium. Ajo që habiti më shumë ishte përgjigja e Diego Simeone në përfundim të ndeshjes kur u pyet për këtë situatë.
“Shumë respekt për njerëzit tanë”, u përgjigj argjentinasi shkurt. Në këtë drejtim, përgjigjja e “El Cholo” ka ngjallur debate, sepse ai gjithmonë ka qenë një mbrojtës i vendosur i Julian Alvarez, madje edhe gjatë kohërave të vështira të sezonit të kaluar, kur kaloi katër muaj pa shënuar në LaLiga.
Megjithatë, dëshira e shprehur publikisht nga “Merimanga” për t’u transferuar te Barcelona, mesa duket ka krijuar një lloj hendeku mes tij dhe trajnerit Diego Simeone.
