Pavarësisht kalibrit të rivalit, Egnatia ka ditur të dhurojë spektakël në “tempullin” e saj. Në 3 ndeshje të luajtura si pritëse, mes Champions League e Europa League, të besuarit e Nevil Dedes kanë shënuar 14 gola. Konkretisht 6 ndaj Petrocub, 3 karshi Celje dhe së fundmi 5 kundrejt Shamrock Rovers.
Kjo e dhënë, krijon siguri se edhe sot, Albanese me shokë nuk kanë për të qendruar në “heshtje”. Sfida e dytë dhe finale për fatet në Play-Off mes Egnatias e Lillestrom në Europa League, i takon datës 27 gusht në tokën norevegjeze, aty ku do përcakohet gjithçka mes këtij çifti.
