Post Malone i propozon të dashurës me një unazë gjigante diamanti

0%

Post Malone dhe partnerja e tij, Christy Lee, janë fejuar. Këngëtari i njohur amerikan i ka propozuar të dashurës së tij me një unazë të madhe diamanti, ndërsa lajmi u bë publik nga shoqja e saj, Marina Hollyer, përmes Instagramit. Hollyer publikoi fotografi ku çifti shihet duke u përqafuar, teksa Christy Lee tregon unazën e fejesës.

Foto: Instagram “Shoqja ime më e mirë në botë sapo u fejua”, shkroi Hollyer në postimin e saj. Në fotografi të tjera, Lee pozon me miqtë dhe tregon me krenari unazën e re.Post Malone dhe Christy Lee nisën të përfliteshin si çift në mars të vitit 2025. Një muaj më vonë, ata u panë së bashku gjatë një darke në restorantin Beefbar në Paris.

Pak ditë më pas, çifti u fotografua duke bërë pazar në kryeqytetin francez dhe duke shkëmbyer një puthje pas vizitave në dyqanet e markave luksoze. Foto: Instagram Lidhja e re e këngëtarit erdhi në një periudhë kur mediat raportuan për ndarjen e tij nga ish e fejuara, Hee Sung “Jamie” Park.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Post Malone dhe Park ishin fejuar në vitin 2021 në Las Vegas, ndonëse këngëtari e kishte konfirmuar fejesën publikisht në vitin 2023. Nga lidhja e mëparshme, Post Malone ka një vajzë, e cila ka lindur në vitin 2022.

Burimi: Telegrafi