15 viktima në Kiev pas sulmeve ruse, Zelensky kërkon më shumë sisteme

0%

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e një vale sulmesh ruse me raketa, të kryera gjatë orëve të para të së enjtes në Kiev dhe në rajonin përreth. Sulmet kanë goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas, ndërsa autoritetet kanë raportuar dëme të shumta në ndërtesa banimi dhe magazina.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, gjatë natës janë goditur disa blloqe banimi në pjesë të ndryshme të Kievit. Autoritetet lokale kanë njoftuar gjithashtu se nga sulmet janë dëmtuar një spital për fëmijë dhe një shkollë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se viktimat janë pasojë edhe e mungesës së raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore.

Sipas tij, Ukraina varet nga furnizimet që siguron nga aleatët e saj perëndimorë. Ndërkohë, duke folur për BBC News pranë një pallati të shkatërruar në Kiev, kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, ka bërë thirrje për më shumë municione dhe sisteme kundër-raketore, në mënyrë që të përforcohet mbrojtja e qytetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një zhvillim tjetër, Rumania ka njoftuar të enjten se një dron ka hyrë në territorin e saj përmes kufirit verior me Ukrainën, duke shkaktuar aktivizimin e sirenave të alarmit ajror. Edhe Polonia ka njoftuar se ushtria e saj ka nisur “operacione mbrojtëse” për të siguruar hapësirën ajrore të vendit, i cili ndan një pjesë të kufirit juglindor me Ukrainën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com