Punëtorët e “Pastërtisë” anulojnë protestën, pretendohet se u është

0%

Nuk është mbajtur protesta e paralajmëruar për të enjten () prej orës nga sindikata e punëtorëve të pakënaqur të kompanisë rajonale “Pastërtia” në Ferizaj, pasi kryesindikalisti i tyre, Skender Sahiti, e ka anuluar vendimin për shkak “të një angazhimi familjar”.

Njoftimi për datën dhe orën e protestës është bërë të mërkurën në faqen zyrtare të sindikatës “Qëndresa”, por të dy postimet janë fshirë po të enjten.

Në postimin e parë, “Qëndresa” u bënte thirrje punëtorëve që t’i bashkoheshin protestës për t’i shprehur pakënaqësitë për “moszbatimin e pagës minimale; vonesave dhe problemeve me pagesat; kushteve dhe infrastrukturës së dobët të punës; presioneve ndaj punëtorëve; si dhe pakënaqësive të tjera të ngritura vazhdimisht nga punëtorët”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sahiti, nuk u është përgjigjur gjatë të enjtes as thirrjeve telefonike në celular, e as mesazheve të Kallxo.com për ta marrë një qëndrim të tij për vendimin e papritur për anulimin e protestës dhe për fshirjen e postimeve të paralajmërimit dhe të anulimit të saj.

Përgjigje nuk ka kthyer as Basri Syla, shef ekzekutiv i “Pastërtisë”, që menaxhon mbeturinat e komunës së Ferizajt, Kaçanikut dhe Shtimes.

Raporti i audimit i ZKA-së Megjithatë, Kallxo.com merr vesh nga burime brenda administratës së kompanisë, ku aksione kanë këto tri komuna, se Sahiti dhe punëtorët e pakënaqur janë përballur me ‘presion të madh menaxherial dhe politik’ që të heqin dorë prej protestës pavarësisht kërkesave për kushtet rënda të punës, të cilat janë evidentuar edhe nga auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), që në prillin e sivjetmë ka publikuar “Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM ‘Pastërtia’, për vitin 2025” .

Raporti ka rezultuar me 19 rekomandime, prej të cilave 16 sosh të reja, dy të përsëritura dhe një pjesërisht të përsëritur. Në “Çështjen A9”. auditorët kanë dokumentuar se ndërmarrja në pasqyrat financiare kishte prezantuar obligime ndaj kontributeve pensionale në vlerë prej 228.648 euro dhe obligime ndaj tatimit në paga në vlerë prej 132.030 eurosh.

“Obligimet e tilla, ndërmarrja nuk i kishte paguar sipas afateve ligjore”, konkludon ZKA. “Kjo ka ndikim edhe në depozitat e kursimeve në Trustin Pensional të Kosovës, dhe rrjedhimisht edhe në pagesën e pensioneve më të vogla për punëtorët kur pensionohet, çka përbën shkelje ligjore të të drejtave të punëtorëve”, vlerësojnë auditorët e ZKA-së në raport.

Me këtë pikë në raport është pajtuar edhe menaxhmenti i “Pastërtisë”. Mexhid Ramusa, ish-kryesindikalisti i “Qëndresës” që u kishte prirë protestave të viteve të kaluara, ka thënë se punëtorët e revoltuar janë tërhequr për shkak të “trysnisë dhe marrëveshjeve për punësim të anëtarëve të familjes”. “Pastërtia” ka shpallur më 30 korrik konkurs për 12 vende të lira pune.

“Kjo është njëra prej arsyeve, sepse aty ka shkelje të rënda të të drejtave të punëtorëve në mënyrë të vazhdueshme”, ka thënë Ramusa për Kallxo.com. “Nuk respektohet as Ligji i Punës, as nuk janë duke ua paguar kujdestaritë që janë ligjore, për të shtunën dhe të dielën, dhe unë kam bërë Kallëzim Penal për këtë në të kaluarën.

Nuk zbatohet as Ligji i Pagave dhe kjo është hala ma skandaloze”, ka thënë Ramusa, që nëpërmjet organizatës së tij joqeveritare, “Lëvizja për Ndryshim”, i kishte kërkuar ZKA-së auditimin e “Pastërtisë”. Vonimi i pagave Në ka shprehur në Facebook “shqetësimin e saj të thellë lidhur me situatën e krijuar në KRM ‘Pastërtia’ SH.A.

Ferizaj, veçanërisht për moszbatimin e pagës minimale dhe vonesat në ekzekutimin e pagave të punëtorëve, të cilat kohët e fundit po përsëriten”.

Brahim Osmani, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë në Kuvendin Komunal të Ferizajt, thotë se përgjegjësi për gjendjen në “Pastërti” nuk duhet të japë vetëm menaxhmenti i kryesuar nga Basri Syla, dikur pjesë e AAK-së në Ferizaj, por edhe koalicioni PDK-Aleancë (ish-AAK) dhe “Ne mundemi”, pasi komuna e Ferizajt ka shumicën e aksioneve në këtë kompani rajonale.

“Pra, ideja e kësaj kompanie nuk është se është fort për shërbime, për të rritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët e Ferizajt, por pavarësisht keqmenaxhimeve dhe keqpërdorimeve të kompanisë ‘Pastërtia’, ju e dini që e sjellin edhe një vendim, me përkrahje të Komunës së Ferizajt për rritjen e çmimeve në komunën e Ferizajt”, ka thënë Osmani, duke iu referuar vendimit të kontestuar të Kuvendit Komunal në seancën e fundkorrikut për rritjen e faturave nga 6 euro e 50 centë në 9 euro e 99 centë për amvisëri.

Këtë vendim opozita e ka kontestuar për shkak se paraprakisht nuk ka pasur debat publik , siç kërkohet ligjërisht para ndryshimit të faturave të shërbimeve komunale. Osmani ka thënë se duhet të ketë ristrukturim të thellë “që të kthjellet ‘Pastërtia’”.

Ai edhe në seancën e fundit të Kuvendit Komunal ka kritikuar vendimin e “Pastërtisë” për shpalljen e vendeve të lira të punës në kompaninë që nuk po arrin t’i kryejë detyrimet ligjore e kontraktuale ndaj punëtorëve aktualë.

Burimi: Kallxo