Filmi që do të përfaqësojë Kosovën në ‘Oscar’ hap edicionin e 18-të

0%

Filmi “Dua” me regji të Blerta Bashollit, i cili do të përfaqësojë Kosovën në edicionin e adhshëm të çmimeve “Oscar”, do të hapë edicionin e 18-të festivalit “ ”, (PriFest), që mbahet nga 8 deri më në Prishtinë. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të “PriFest”-it në Facebook.

“Këtë shtator, ‘Dua’ , filmi i fuqishëm i Blerta Bashollit, vjen në shtëpi, në Prishtinë, si filmi i hapjes së edicionit 18 të ‘PriFest’”- thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, filmi “Dua” pasi “e ka çuar zërin e Kosovës shumë përtej kufijve po kthehet aty ku i takon: përballë publikut kosovar, në ekranin e madh, në “PriFest””.

Filmi “Dua”, me skenar dhe regji të Blerta Bashollit dhe filmit tjetër “Shame and Money”, me skenar dhe regji të Visar Morinës janë në garë për çmimin kryesor “Zemra e Sarajevës”, të Festivalit të Filmit në Sarajevë (Sarajevo Film Festival -SFF) që po mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dy këta filma janë përzgjedhur për të garuar në edicionin e 99-të të Çmimeve Oscar që mbahet në mars të vitit 2027. Filmi “Dua” është përzgjehur ta përfaqësojë Kosovën në edicionin edicionin e 99-të të të ceremoninë e ndarjes së Çmimeve “Oscar” nga Qendra Kinermatografike.

Kurse, filmi “Shame and Money” nga Visar Morina, si fitues i “Grand Jury Prize” në “Sundance Film Festival”, është kualifikuar drejtpërdrejt në garën për çmimet “Oscar”. Filmit ‘Dua” ndjek historinë e një adoleshenteje në kërkim të identitetit në një periudhë të ndërlikuar politike, në Kosovën e viteve 1990/99.

Kurse filmi “Shame and Money” rrëfen për një familje e cila pas zhvendosjes në kryeqytet përballet me vështirësi për të siguruar një vend të dinjitetshëm në një shoqëri hiperkapitaliste. Të dy filmat janë mbështetur dhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Burimi: Kallxo