IPKO sjell ngjarjet më të mëdha sportive në ekranin tuaj

0%

Futbolli, basketbolli dhe Formula 1 të gjitha në një vend, gjatë gjithë sezonit sportiv. Sezoni i ri sportiv sjell rikthimin e ngjarjeve që mbledhin miliona sportdashës para ekraneve në mbarë botën. Me transmetime të drejtpërdrejta të ligave dhe garave më të mëdha, IPKO u mundëson klientëve të ndjekin çdo ndeshje, çdo garë dhe çdo moment që nuk duhet humbur.

Për adhuruesit e futbollit , IPKO sjell ligat dhe garat më të mëdha në botë, nga UEFA Champions League , Premier League dhe La Liga , deri te Ligue 1 , Serie A dhe Superliga e Kosovës . Çdo ndeshje, çdo gol dhe çdo moment vendimtar vijnë drejtpërdrejt në ekranin tuaj.

Për adhuruesit e basketbollit , nga arena e NBA-së deri te ndeshjet e basketbollit vendor, IPKO sjell emocionet e çdo përballjeje gjatë gjithë sezonit. Për pasionantët e Formula 1 , çdo garë sjell shpejtësi, rivalitet dhe adrenalinë. Me IPKO, çdo xhiro dhe çdo moment vendimtar i sezonit vijnë drejtpërdrejt në ekranin tuaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pavarësisht sportit që ndiqni, IPKO ju sjell më pranë ngjarjeve më të mëdha sportive me transmetimet më cilësore në vend. IPKO është lider në fushën e telekomunikacionit në Kosovë, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë për telefoninë mobile, internetin dhe televizionin digjital. Për më shumë informacion rreth shërbimeve të IPKO-së, vizitoni .

Burimi: Telegrafi