Krasniqi: E kemi ëndërruar këtë ditë, Kosova po prezantohet

0%

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se Kosova sot do të prezantojë para delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare hapat e bërë deri tani në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress nga Taranto, ka bërë të ditur se në prezantim do të përfshihen institucionet kryesore që janë të përfshira në këtë proces, përfshirë Ministrinë, Qeverinë, Komunën e Prishtinës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës. Krasniqi: Sot shpalosim hapat që ka bërë Kosova për Prishtina 2030 “Pika e rendit të ditës ndodhet prapa prej tash edhe një orë.

Besoj që vjen radha e Kosovës që të prezantojë për ecuritë e punës që kemi bërë deri tash për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Besoj që jemi një ekip shumë i madh nga Ministria, nga Qeveria, nga Komuna e Prishtinës, po ashtu edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prezantimi do të jetë besoj në nivelin më të lartë, sepse ashtu edhe e kanë thënë disa anëtarë të cilët e kanë parë draftin e parë që e kemi prezantuar.

Sot ministri do të prezantojë edhe më gjerësisht edhe besoj që të gjithë deputetët, delegatët sot që janë prezentë do të jenë të kënaqur me prezantimin e deri tashëm edhe me ecuritë të cilat Kosova i ka bërë deri tash për organizimin e Lojërave Mesdhetare”, tha fillimisht Krasniqi.

Ai e ka cilësuar pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” si një moment të rëndësishëm për shtetin, duke theksuar se prania e një delegacioni të madh kosovar në Itali ishte një ëndërr e cila tashmë është bërë realitet. Krasniqi: Kishim ëndërruar ta përfaqësonin Kosovën në këtë mënyrë si sot në Itali “Kosova është shtet i ri.

Ne e kemi pasur ëndërr që Kosova të ketë një përfaqësim të tillë siç është tash në Taranto. Edhe besoj që sa më shumë që numrin ta rrisim, besoj që Kosova prezantohet edhe më mirë. Një shtet më serioz, më i organizuar, që demonstron që ne e duam sportin, kemi sportistë.

Po me siguri do të kemi edhe më shumë medalje, sepse sa më shumë që të kemi garues, me siguri që edhe medalje do të kemi më shumë. Kjo ka qenë për neve një ëndërr, e cila tash është realitet edhe duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht”, theksoi tutje Krasniqi.

Presidenti i KOK-ut pret që Kosova në Taranto të ketë rezultate të mira edhe në sporte përtej xhudos dhe boksit, dy sporte që i kanë siguruar medaljet e Kosovës në edicionet e kaluara të Lojërave Mesdhetare. Krasniqi: Kësaj radhe pres medalje edhe nga disa sporte të tjera “Ju e dini që më herët kemi pasur nëntë medalje nga xhudo dhe një nga boksi.

Unë mendoj që këtë herë do të kemi edhe nga sportet e tjera medalje, pa dyshim edhe nga, sidomos nga ato sporte luftarake siç është boksi, karateja, xhudo pa diskutim. Mirëpo pse jo, presim edhe nga sportet e tjera siç është atletika e noti, sportet ekipore, pse jo?”, përfundoi Krasniqi.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” paraqesin një prej projekteve më të mëdha sportive të Kosovës, ndërsa delegacioni kosovar në Taranto po shfrytëzon praninë në Asamblenë e Përgjithshme për të prezantuar përgatitjet dhe kapacitetet e vendit për organizimin e këtij eventi.

Burimi: Bota Sot