10 klubet me markat më të vlefshme në futboll për vitin 2026 – Real

0%

Futbolli modern nuk është më vetëm çështje rezultatesh dhe trofesh. Klubet më të mëdha evropiane janë shndërruar në marka globale, me miliona tifozë në mbarë botën dhe me të ardhura të mëdha që vijnë nga popullariteti i tyre. Një vlerësim i fundit për vitin 2026 ka zbuluar klubet me markat më të vlefshme në futboll, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar ka pasur disa ndryshime interesante.

Në krye të listës për të dytin vit radhazi qëndron Real Madridi, marka e të cilit vlerësohet në 2.766 miliardë dollarë. Klubi madrilen ka shënuar rritje të ndjeshme nga viti i kaluar, kur vlera e markës së tij ishte 2.124 miliardë dollarë. Në vendin e dytë është Barcelona me një vlerë prej 2.276 miliardë dollarësh.

Edhe katalunasit kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme, pasi vitin e kaluar marka e tyre vlerësohej në 1.191 miliardë dollarë. Surpriza më e madhe në podium është Arsenali. Kampioni i Ligës Premier për sezonin 2025/26 është ngjitur në vendin e tretë, me vlerën e markës që ka arritur në 1.722 miliardë dollarë, nga 1.339 miliardë sa ishte një vit më parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bayern Munich renditet në vendin e katërt me një vlerë prej 1.748 miliardë dollarësh, ndërsa Paris Saint-Germaini, pavarësisht se është kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, është vetëm në vendin e pestë. PSG-ja ka rritur vlerën e markës nga 1.518 miliardë në vitin 2025 në 1.734 miliardë dollarë në vitin 2026, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për t’u futur në tre klubet e para.

Lista dominohet nga klubet angleze, pasi përveç Arsenalit aty janë edhe Manchester City, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Chelsea. Dhjetëshen e plotë e mbyll Borussia Dortmundi, me një vlerë të markës prej 766 milionë dollarësh. Një tjetër detaj interesant është mungesa totale e klubeve nga Serie A.

Asnjë skuadër italiane nuk ka arritur të futet në mesin e 10 markave më të vlefshme të futbollit në botë për vitin 2026. 10 markat më të vlefshme të futbollit në vitin 2026 Real Madrid – 2.766 miliardë dollarë Barcelona – 2.276 miliardë dollarë Arsenal – 1.722 miliardë dollarë Bayern Munich – 1.748 miliardë dollarë PSG – 1.734 miliardë dollarë Manchester City – 1.709 miliardë dollar% Liverpool – 1.695 miliardë dollarë Manchester United -1.695 miliardë dollarë Chelsea – 1.101 miliardë dollarë Borussia Dortmund – 766 milionë dollarë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi