250 trauma në ditë dhe deri në 100 raste ortopedike. Shifrat tregojnë situatën alarmante jo vetëm të aksidenteve automobilistike, por edhe fluksin e lartë të traumave që paraqiten në urgjencën e Spitalit të Traumës. Muaji gusht vlerësohet nga mjekët me numrin më të lartë të traumave, ku fatkeqësisht ka dhe shumë fëmijë.
“Krahasuar me muajt e tjerë, janë më të larta në gusht, jo vetëm aksidentet” , tha ortopedi Ilir Hasmuça. Aksidentet automobilistike kanë më shumë impakt në popullatë, por nuk mbeten pas traumat e tjera, ku jo pak janë edhe fëmijët me gjymtyrë të dëmtuara. “Duhet shumë kujdes edhe nëpër lodra, pasi na vijnë fëmijë me gishta, duar të thyera ”, tha ortopedi Ilir Hasmuça. Dr.
Hasmuça ka një thirrje për të gjithë ata që po shijojnë pushimet dhe jo vetëm, të bëjnë kujdes në drejtimin e automjeteve. Ajo çka vlen më shumë dhe mjekët nuk reshtin së kujtuari është rripi i sigurimit në makinë tek të rriturit dhe sedilja e posaçme për të vegjlit.
