Prokuroria mbyll rastin për procedurën për prokurimet publike për

0%

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka mbyllur procedurën për prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në vend. Hetimi u hap më , vetëm dy ditë pas tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, ku në zjarr humbën jetën 14 persona.

Prokuroria atëherë njoftoi se do të kontrollonte dokumentacionin lidhur me prokurimin dhe ndërtimin e të gjitha spitaleve modulare. Gjatë brifingut me gazetarët, prokurorja Verica Berzhecka informoi se, pas analizimit të dokumentacionit të gjerë dhe kompleks, nuk është konstatuar dyshim i bazuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve gjatë prokurimeve publike.

Rastin fillimisht e drejtoi ish-prokurorja Villma Ruskoska, më pas Elizabeta Josiovska, ndërsa në fazën përfundimtare me të është vepruar nga Berzhecka. Hetimi përfshiu dokumentacionin për ndërtimin dhe prokurimin e 19 spitaleve modulare në vend./TV21

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot