Shqiptari hidhet me makinë në det, dyshohet se donte të vriste gruan!

0%

Një 45-vjeçar shqiptar, banues në San Giovanni in Marignano të Italisë, është arrestuar pasi dyshohet se tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e drejtuar makinën drejt detit në portin e Cattolica-s, në provincën e Riminit. Sipas hetimeve paraprake, burri e kishte ftuar bashkëshorten, 44 vjeçe, të dilnin me makinë me pretekstin se do të bënin blerje.

Pasi mbërritën në zonën e portit, ai dyshohet se përshpejtoi papritur dhe e drejtoi automjetin drejt ujit. Makina goditi një shtyllë dhe përfundoi në det, në një thellësi prej rreth tre metrash. 45-vjeçari arriti të dilte shpejt nga automjeti dhe u largua nga vendi, ndërsa gruaja mbeti e bllokuar brenda makinës që po mbushej me ujë.

Ajo arriti të shpëtonte përmes xhamit të pasmë, ndërsa disa persona që ndodheshin në port u hodhën në ujë dhe ndihmuan çiftin. Gruaja u dërgua në spitalin e Pesaro-s për kontrolle, ndërsa burri sapo u nxorr nga uji u zhduk. Pas largimit të tij, karabinierët nisën kërkimet dhe e gjetën gjatë mbrëmjes pranë një zone të pyllëzuar, jo larg banesës së tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas mediave italiane, një ditë para ngjarjes, policia kishte shkuar në shtëpinë e çiftit për një mosmarrëveshje familjare. 45-vjeçari reagoi me dhunë dhe kërcënime ndaj ndërhyrjes së tyre, duke plagosur lehtë dy oficerë dhe duke dëmtuar një automjet shërbimi. Ai u arrestua, ndërsa pas lirimit një ditë më pas, i kërkoi gruas që të dilnin të bënin blerjet.

Burimi: Bota Sot