Milan-i nuk ndalet

0%

Një fantazist dhe, mbi të gjitha, një qendërmbrojtës. Këto janë dy objektivat parësorë të Milan-it në ditët e fundit të merkatos dhe në orët e fundit “Djalli” është vënë në lëvizje për të marrë në Milanello një qendërmbrojtës të ri.

Emri i fundit që ka filluar të qarkullojë është nga ata të rëndësishmit, dhe çon te Manchester City: bëhet fjalë për Ruben Dias, qendërmbrojtës 29-vjeçar dhe shtylla e një skuadre që duket se ka vendosur ta rinojë ekipin. Mosha e Dias nuk është një problem, por megjithatë duket se bën pjesë në listën e emrave që City është i gatshëm t’i shesë.

Sezonin e kaluar ka qenë gjithmonë titullar me përjashtim të dy momenteve kur ka patur probleme muskulore. Interesi për Dias-in është i kuptueshëm edhe për shkak të pranisë gjithmonë edhe më të madhe të frymës portugeze te Milan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot