“Jemi të lumtur me të”, Alonso thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen

0%

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka folur për të ardhmen e Enzo Fernandezit, mes interesimit të vazhdueshëm nga Manchester City. Chelsea do ta nisë sezonin e ri në Ligën Premier më 24 gusht, në udhëtim te Fulham, ndërsa Fernandez pritet të jetë pjesë e planeve të Alonsos pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij.

Trajneri spanjoll ka bërë të qartë se është i kënaqur me mesfushorin argjentinas dhe ka vlerësuar paraqitjet e tij në stërvitje. “Enzo është lojtar i Chelseat. Ai është një lojtar i nivelit shumë të lartë. Po stërvitet shumë mirë. Jemi të kënaqur me të dhe ai po përgatitet për të hënën”.

Manchester City kishte mundësinë të përmbushte kërkesën prej 120 milionë funtesh të Chelseat për Fernandez, përpara afatit të raportuar të 14 gushtit, por kampioni anglez nuk bëri asnjë ofertë brenda kësaj date. Situata mund të bëhet edhe më e komplikuar për Cityn, pasi Chelsea nuk ka ndërmend ta shesë aktivisht Fernandez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, nëse interesi konkretizohet në ditët e ardhshme, londinezët mund të kërkojnë një shumë edhe më të lartë për yllin e Argjentinës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi