Egnatia pasi ka siguruar minimalisht prezencën në grupet e Conference League, arritje historike, kampionët e Superiores janënë garë për në Europa League, teksa luajnë sonte ndeshjen e parë ndaj Lillestrom, prej orës . Në banerin e publikuar nga klubi rrogozhinas, evidentohet vetëm qendërmbrojtësi Eljon Sota.
Përsa i takon Kupave të Europës, 28-vjeçari fierak i ka luajtur të gjitha ndeshjet me Egnatian, ndërsa vlerësohet “mur” në prapavijë. Sota po përjeton formën më të mirë në karrierë, e dëshmuar edhe nga rritja e vlerës sipas “Transfermarkt”, duke kapur kuotën e 375 mijë euro.