Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 27 gusht, në orën , në selinë e saj. Sipas njoftimit drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, mbledhja do të ketë në rend dite paraqitjen dhe miratimin e platformës për modernizimin e brendshëm të Partisë Demokratike, si dhe të infrastrukturës së saj digjitale.
Në njoftim, anëtarëve u kërkohet të marrin masat e nevojshme për të qenë të pranishëm në mbledhje. Rendi i ditës: Paraqitja dhe miratimi i platformës për modernizimin e brendshëm dhe infrastrukturës digjitale të PD-së.
