​Sqarimi i KEK: Kontrata me JSC ESM është vetëm për shitje të

0%

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj deklarimeve lidhur me kontratën për shitjen e qymyrit me JSC ESM, duke mohuar se marrëveshja përmban ndonjë dispozitë për koncesion të qymyrit, minierave, aseteve apo resurseve të Korporatës.

Sipas KEK-ut, objekti i kontratës është vetëm shitja e qymyrit, me çmim prej 24.4 euro për ton pa TVSH, për një periudhë 36-mujore dhe me vlerë potenciale deri në 73.2 milionë euro. “Në kontratë nuk ekziston asnjë dispozitë për koncesion mbi qymyrin, minierat, asetet apo resurset e KEK-ut. Objekti i saj është i qartë: SHITJA E QYMYRI T”, thuhet në reagim të korporatës.

KEK-u ka theksuar se kontrata dhe dosja e tenderit janë publike në platformën E-Prokurimi të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe mund të verifikohen nga të interesuarit. Sipas Korporatës, kontrata parasheh shitje direkte te përdoruesi përfundimtar, pa ndërmjetësues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, KEK-u ka bërë të ditur se nuk merr përsipër eskavimin, transportin apo operacionet logjistike për tërheqjen e qymyrit. “Kjo e mban realizimin e kontratës të ndarë nga proceset operative të Korporatës dhe garanton se shitja e kësaj sasie të qymyrit nuk cenon operimet minerare, furnizimin e termocentraleve me qymyr apo prodhimin vendor të energjisë elektrike ”, thuhet në reagim.

KEK-u ka theksuar se nevojat e termocentraleve mbeten “prioritet absolut”, ndërsa paraqitjen e kontratës si koncesion e ka cilësuar të pabazuar dhe në kundërshtim me përmbajtjen e dokumentit. “Transparenca është obligim. Faktet janë të verifikueshme. Kontrata është publike. Në kontratë nuk ka koncesion”, përfundon reagimi i KEK-ut.

Burimi: Bota Sot