Halep thumbon Kyrgios pasi doli pozitiv ndaj kokainës: E çuditshme

0%

“Nuk duhet të jesh kurrë mizor me atë që është i shtrirë në tokë. Jeta ka një mënyrë të çuditshme për t’i përmbysur situatat. Dhe një mënyrë akoma më të çuditshme për të zbuluar ndryshimin midis një incidenti dhe një zgjedhjeje”. Me këtë postim në Instagram, ish-tenistja rumune Simona Halep ka thumbuar Nick Kyrgios, edhe pse nuk e përmend me emër.

Tenisti australian doli pozitiv ndaj kokainës, pas një kontrolli të bërë gjatë ‘Mallorca Open’ më 22 qershor. Kyrgios ka qenë gjithmonë shumë kritik ndaj kolegëve që janë goditur nga raste pak a shumë të ngjashme, mes të cilëve Jannik Sinner, pozitiv dy vjet më parë ndaj klostebol.

Halep, ish-numri 1 Wta, në gusht të 2023-shit, pas një kontrolli anti-doping në prag të US Open, doli pozitive ndaj Roxadustat, një substancë e ndaluar. Ajo u pezullua përkohësisht, në pritje të procesit. Në shtator 2023, gjykata e skualifikoi për 4 vjet, por më pas dënimi u reduktua në 9 muaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Halep e kishte marrë substancën e ndaluar në mënyrë aksidentale, pa dijeninë e saj, nëëprmjet një suplementi të konsumuar.

Burimi: Bota Sot