Dy monedha ari shqiptare me vlerë dëshmi e historisë dhe artit

0%

Dy monedha ari të rralla shqiptare, të certifikuara me notat më të larta të NGC, po tërheqin vëmendjen e koleksionistëve në mbarë botën kështu të paktën shkruan NGC Njëra prej tyre i përket vitit 1927, dhe tjetra 1968-ës. Që të dyja janë prova të cilësisë ekstremisht të lartë dhe përfaqësojnë dy epoka të ndryshme të historisë shqiptare.

Monedha e 1927-ës është 10 Franga Ari, e goditur(punuar në fonderi) në Mintën e Romës me shenjën “R”. Ajo i përket kohës së Ahmet Zogut, (Kryeminister 1922–1924), president (1925–1928), dhe një vit më vonë parlamenti shqiptar atë e shpall Mbret i Shqiptarëve dhe Shqipërinë Mbretëri. Mondhedha thonë ekspertët peshon 3,23 gramë ar .900mg, dhe ka diametër 19 mm.

Në anën e shqiponjës dykrerëshe lexohet “SHQIPNI-ALBANIA”, “Fr:A 10” dhe viti 1927. Certifikimi NGC PF 68 Ultra Cameo tregon kontrastin e fortë midis figurave të ngritura dhe fushës së errët. Tirazhi standard ishte 6.000 copë, ndërsa versionet prova janë shumë më të kufizuara. Në atë kohë leku dhe Franga Ari ishin të lidhura me standardin e arit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Banka Kombëtare e Shqipërisë, që u krijuar në 1925, i dha monedhës një bazë të fortë dhe besueshmëri ne bankat dhe tregun ndërkombëtar. Monedha e arit ishte shenjë e një sistemi monetar të qëndrueshëm, jo e një monedhe të dobët. Monedha e dytë, 20 Lekë e vitit 1968, përkujton 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Ajo peshon 3,95 gramë ar .900, ka diametër 21 mm dhe është e serisë së Parisit me shenjën e cornucopia-s. Në anën e përparme shfaqet përkrenarja e Skënderbeut me brirë dhie, e rrethuar nga kurora e laurit dhe shpata, me datat 1468–1968. Në anën e pasme është stema e republikës me yll, yjet dhe vlera “20 LEK”. Vetëm 24 sete të këtij varianti u prodhuan në Monnaie de Paris.

Certifikimi NGC PF 67 Ultra Cameo dhe thekson cilësinë e jashtëzakonshme. Të dyja monedhat thuhet u goditën (u derdhën në fonderi) jashtë Shqipërisë Në 1927-ën vendi nuk kishte mintë të vetën dhe bashkëpunonte me Romën. Ndërsa, në 1968-ën seritë kryesore u goditën në Budapest, kurse varianti i Parisit u destinua për tregun ndërkombëtar, për të siguruar valutë të fortë.

Ato nuk ishin për qarkullim të përditshëm, por emetime numizmatike të kufizuara. Monedhat e 68 të kohës së Shqipërisë komuniste për “çudi” arritën në tregun amerikan, përfshirë Floridën, në një një kohë që Shqipëria nuk kishte as një lidhje me SHBA- madje Enver Hoxha e konsideronte ameriken armike.

Mirëpo mendohet se përmes tregtarëve të huaj francez dhe hungarez ka shumë mundësi , të ketë hyrë në tregun e shtëpive të ankandeve dhe koleksionistëve, jo përmes kanaleve diplomatike, por të njerëzve të lidhur me regjimin e Enver Hoxhës në Francë edhe SHBA .

Gjithësesi këto dy monedha unike ari, mbeten simbole të qëndrueshme të identitetit dhe të veçanta Shqiponja dykrerëshe e epokës së Zogut dhe përkrenarja e Skënderbeut. Të cilat u bën me tirazhe të kufizuara dhe certifikime të larta, ndërkombëtare, por ato janë edhe sot thesare të vërteta të numizmatikës dhe historisë shqiptare në botë.

Burimi: Bota Sot