Një 45-vjeçar është plagosur me sëpatë në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur në mesdite, ndërsa rrethanat e saj mbeten ende për t’u sqaruar. Pas incidentit, 45-vjeçari është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar autorin dhe nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e plagosjes dhe identifikimin e autorit. /a2cnn
Burimi:
Telegrafi
