Laçi fuqizon sulmin para sfidës me Elbasanin

0%

Laçi përforcohet në prag të kampionatit të ri. Skuadra kurbinase, e rikthyer në elitë pas një sezoni në Kategorinë e Parë, ka firmosur me Muhammad Aliyu Umar. Bëhet fjalë për një nigerian 20-vjeçar, që ka qenë pjesë e akademisë dhe luan në pozicionin e sulmuesit të djathtë.

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen për nënshkrimin e kontratës me lojtarin e akademisë sonë, Muhammad Aliyu Umar. 20-vjeçari që luan si sulmues tashmë merr statusin e profesionistit pas nje sezoni tepër pozitiv në ndeshjet që është aktivizuar”, – shkruan klubi i Laçit në lidhje me lëvizjen e radhës.

Kurbinasit e nisin kampionatin të shtunën, kur do të presin Elbasanin në fushën e tyre. Një ndeshje e vështirë, që do të tregojë edhe portretin e Laçit të këtij sezoni, pasi nga skuadra që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani ka pasur largime të rëndësishme gjatë merkatos së verës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot