Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Delvinë, ku një grua ka mbetur e plagosur. E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo shkaqet që çuan në plagosje. Priten detaje të tjera në vijim.
Burimi:
Bota Sot
