Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Argys Kalasin, 32-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen e një argjendarie në Paskuqan. Para gjykatës, Kalasi ka mohuar përfshirjen në grabitjen e ndodhur më 5 gusht, ndërsa ka pretenduar se nuk ka lidhje me maskën e përdorur nga autorët gjatë ngjarjes. “Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween.
Pasi festoja, i hidhja poshtë. Kjo mund të jetë një nga ato maskat.” , ka deklaruar 32-vjeçari. Ndërkohë, Kalasi ka refuzuar të japë informacion për personin tjetër që dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e argjendarisë.
