Vrasja e turistit portugez, Policia zhvillon kontrolle në disa vende

0%

Policia po zhvillon një operacion për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendes të martën pas një konflikti të ndodhur në lokalin “Principote” në Ksamil.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se forcat e rendit po zhvillojnë kontrolle në Vorë, Kukës si dhe në disa zonë në Tiranë, ku dyshohet se fshihen Daniel Gjana allias David Heurteven dhe Bekim Bulica, pronar i “Principotes”. Ndërkohë, ka dyshime që mund të kenë kaluar tashmë edhe në territorin e Kosovës. Policia ka arrestuar 11 persona për ngjarjen.

Krahas Sokrat Lipan alias Vata, i cili goditi me thikë turistin, Daniel Gjana allias David Heurteven akuzohet gjithashtu për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim. Sipas Policisë, gjatë kohës që Sokrat Vata e ka qëlluar me thikë, Daniel Gjana e ka goditur me grushte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa Bekim Bulicën, pronarin e “Principote”, Policia e akuzon për moskallëzim krimi pasi ndodhej në lokal në momentin e ngjarjes dhe më pas është larguar pa njoftuar autoritetet. NGJARJA Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë, krahas autorit Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, dy turqit që ndihmuan autorin Nuh Mahmutoglu 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak 31 vjeçe; Serxhi Selimi, 24 vjeç; Ervis Bunci, 24 vjeç; Ildi Cekani, 21 vjeç; dhe Murat Zhabina 27 vjeç, kamarierë në lokalin “Principote”; si dhe Miosid Matushaj 24 vjeç; Luciano Seferi 44 vjeç; Romeo Shehu 35 vjeç dhe Kristi Koshi 29 vjeç, të cilët ishin pjesë e sigurisë/bodyguard-ëve të lokalit në fjalë.

Në kërkim u shpallën David Heurtevent 29 vjeç dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, 36 vjeç. Sipas hetimeve, ngjarja nisi rreth orës orës në lokalin “Principote” në Ksamil dhe më pas vijoi në plazhin e “Paradise”.

Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se gjatë konfliktit goditi disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez, ndërsa David Heurtevent 29 vjeç, i shpallur në kërkim, dyshohet se e goditi me grushte. Të dy akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.

Para goditjes me thikë, në konflikt u përfshinë edhe katër kamarierët e “Principote” Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, dhe Murat Zhabina, të cilët sipas policisë goditën me grushte 20-vjeçarin dhe më pas u larguan.

Në lokal ndodheshin edhe Miosid Matushaj, punonjës policie; Luciano Seferi, 44 vjeç, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kishin rolin e bodyguard-ëve. Sipas hetimeve, ata nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë pas ngjarjes.

Për këtë arsye, akuzohen për moskallëzim të krimit, ndërsa Miosid Matushaj edhe për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme. Pronari i lokalit Principote, Bekim Bulica ndodhej gjithashtu në ambientet e lokalit kur ndodhi ngjarja, dhe sipas policisë, u largua pa e kallëzuar atë. Ai është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.

Autori i krimit u vu në pranga nga policia në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti, që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak, 31 vjeçe, ndërsa pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, po ashtu turk. Sipas policisë, të dy kishin njohje me Sokrat Vatën dhe e kishin fshehur në makinë me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës.

Për këtë arsye, ata janë arrestuar për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Burimi: Bota Sot