Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur edhe sot se i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke kërkuar që Aleanca të mos lejojë hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Vuçiq tha se nga KFOR-i ka kërkuar gjithashtu që të ndërhyjë për të ndalur atë që ai e quajti “terror ndaj serbëve”, si dhe arrestimet, dëbimet dhe rrënimin e shtëpive.

“Sapo i dërgova një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe kërkova që KFOR-i, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të ndalojë terrorin ndaj serbëve, përndjekjen e tyre, arrestimet, rrënimin e shtëpive, si dhe hapjen e urës mbi Ibër”, deklaroi Vuçiq, shkruajnë mediat në Serbi, transmeton Telegrafi.

Ai tha se i ka kërkuar Rutte-s që NATO të mos e lejojë hapjen e urës. “Kemi kërkuar që të mos e bëjnë këtë, sepse hapja e urës mbi Ibër është çështje e dialogut në Bruksel”, tha Vuçiq, duke e lidhur situatën edhe me mosformimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Presidenti serb paralajmëroi se Beogradi do të vazhdojë, siç tha ai, “luftën politike në të gjitha mënyrat e mundshme”, duke mos përjashtuar as kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Serbia dhe Vuçiq kërkojnë që ura e Ibrit të mos hapet, duke e ndërlidhur këtë çështje me situatën e sigurisë në Kosovë. Pretendime të tilla janë kundërshtuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë dhe institucione të tjera.

Vuçiqi aktivizon NATO-n për urën e Ibrit, Islami: Synon ta mbajë të ngrirë situatën në veri Në Kosovë, bartja e kompetencave të sigurisë në urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës është vlerësuar si hap pozitiv, ndërsa ka pasur thirrje që ura të hapet sa më shpejt, me arsyetimin se kjo do të ndihmonte në normalizimin e lëvizjes dhe krijimin e mirëbesimit ndërmjet qytetarëve në të dy pjesët e Mitrovicës.

Burimi: Telegrafi