Dy shtetas shqiptarë, të moshës 37 dhe 44 vjeç, janë arrestuar në Mykonos të Greqisë, nën dyshimin se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Policia greke ka zhvilluar një operacion, gjatë të cilit janë kontrolluar një banesë, një motoçikletë dhe dy automjete që dyshohet se përdoreshin nga të arrestuarit.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 365.8 gramë MDMA të ndara në gjashtë pako, 76.3 gramë kokainë rozë në 19 pako dhe 36.5 gramë kokainë të ndara në 41 pako , si dhe 36 tableta farmaceutike pa recetë.
Po ashtu, policia ka sekuestruar 65,900 euro dhe 125 dollarë amerikanë , që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm me narkotikë, si dhe tre telefona celularë, peshore precize dhe materiale për paketimin e drogës. Dy shqiptarët janë arrestuar dhe ndaj tyre pritet të vazhdojnë procedurat hetimore për dyshimet lidhur me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
